Serum Ujor me Hithër – M&D Handmade Cosmetics

1800 L

Ky serum i lehtë ujor është formuluar për të ofruar një përkujdesje intensive dhe natyrale për flokët e rrallë dhe të dobët, duke përdorur fuqinë e ekstraktit të hithrës. I pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale, serumi ndihmon në forcimin e rrënjëve, stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe rikthimin e balancës natyrale të skalpit. Falë përbërjes së tij ujor, absorbohet shpejt pa e rënduar flokun dhe ofron një efekt të freskët dhe rigjenerues.

Përfitimet kryesore:

  • Forcon rrënjët dhe ndihmon në reduktimin e rënies së flokëve;
  • Hidraton skalpin dhe ruan ekuilibrin natyral të tij;
  • Nxit rritjen e flokëve të rinj dhe përmirëson dendësinë.
  • Pa silicone, pa parabene, pa alkool – 100% natyral dhe i sigurt për përdorim të përditshëm.

Për kë rekomandohet? Për flokë të rrallë, të dëmtuar apo me rënie të vazhdueshme; për ata që duan të stimulojnë rigjenerimin dhe forcimin e flokëve natyralisht; për përdorim të përditshëm në çdo lloj floku dhe skalp.

Ingredientët: Urtica dioica (Nettle) water, Laurus nobilis (Bay leaf) water, Rosmarinus officinali (Rosemary) water, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Tocopheryl Acetate, Ascorbyl Palmitate, Linoleic Acid, Aqua, Hydrolyzed Soy Protein, Propanediol, Glycerin, Panthenol, Polyquaternium-11, Propylene Glycol, Zinc Pca, Glucose, Ornithine HCl, Niacinamide, Arginine HCl, Panax Ginseng Root Extract, Citrulline, Glucosamine HCl, Pyridoxine HCl, Allium Cepa (Onion) Bulb Extract, Biotin, Phenoxyethanol, Caprylyl glycol.

Përdorimi: Spërkatni serum direkt në skalp dhe masazhoni butësisht për disa minuta. Mos e shpëlani, lëreni të thahen natyralisht. Përdoreni çdo ditë për rezultate më të mira. Mund të përdoret si për trajtim intensiv ose si shtesë në rutinën tuaj të përditshme të kujdesit për flokët.

Sasia: 200 ml

48 stok

Blerë shpesh së bashku

1800 L
1000 L
900 L
3700 L
Për 3 artikuj