Serum me qumësht gomarice – M&D Handmade Cosmetics
Çmimi origjinal ishte: 2500 L.2125 LÇmimi aktual është: 2125 L.
Serumi i fytyrës me qumësht gomarice për kujdesin e lëkurës, i formuluar për të ofruar hidratim të thellë, rigjenerim dhe mbrojtje kundër plakjes. Ky serum ka disa benefite të shkëlqyera si:
- Hidratim i thellë dhe rigjenerim: Qumështi i gomaricës është i pasur me vitamina A, B, C dhe D, që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe mbajtjen e saj të hidratuar gjatë gjithë ditës.
- Veti anti-plakje dhe anti-alergjike: Ky serum ka veti të forta anti-alergjike dhe anti-aging, duke ndihmuar në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm.
- Përmirësimi i strukturës dhe elasticitetit: Përbërësit si kolagjeni marin dhe vitamina F ndihmojnë në përmirësimin e strukturës dhe elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më elastike.
- I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe të hollë: Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë ato të ndjeshme, të hollë dhe të maturuar, duke ofruar kujdes të butë dhe efektiv.
Ingredientët: Aqua, Sodium hyaluronic acid, Aloe barbadensis (Aloe vera) miller gel, Calendula officinalis (Calendula) oil, Donkey milk, Snail secretion filtrate, Collagen Marine white, Panthenol D, Tocopherol, Vitamin F, Helichrysum stoechas extract, Phenoxyethanol, Caprylyl glycol, Citrus sinensis (Orange) oil.
Përdorimi: Aplikoni serumin në fytyrë të pastër, duke përdorur lëvizje të buta rrethore. Përdoret dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje, për rezultate optimale.
Sasia: 30 ml
50 në gjëndje



Balsam

