Rimel Long (Serum për Qerpikët dhe Vetullat) – M&D Handmade Cosmetics

1000 L

Fuqizim, gjatësi dhe definicion për një shikim të mahnitshëm. Ky produkt dy në një kombinon përfitimet e një serumi ushqyes me efektin voluminoz dhe gjatësi të rimelit për qerpikë dhe vetulla të shëndetshme, të dendura dhe të gjata. Formulimi i tij natyral forcon dhe rigjeneron fijet, ndërsa shkëlqimi dhe ngjyra e zezë intensifikojnë pamjen e syve.

Pa parabene, pa sulfate, 100% natyral dhe i testuar dermatologjikisht.

Përfitimet kryesore:

  • Ushqen dhe forcon qerpikët dhe vetullat;
  • Nxit rritjen dhe parandalon thyerjet;
  • Shton gjatësi dhe volum natyral;
  • Ngjyros dhe definon në mënyrë të qëndrueshme.

I përshtatshëm për përdorim të përditshëm

Përbërës aktivë kryesorë:

  1. Ekstrakt Aloe Vera – hidraton dhe qetëson;
  2. Vaj Argan – ushqen dhe forcon flokët e vogël të qerpikëve dhe vetullave;
  3. Provitaminë B5 – stimulon rritjen dhe rigjenerimin;
  4. Pigment natyral i zi – për ngjyrë intensive dhe qëndrueshmëri.

Përdorimi: Aplikoni serumin dhe rimelin në qerpikë dhe vetulla çdo mëngjes dhe darkë. Për rezultate më të mira, përdorni produktin rregullisht dhe për një periudhë të gjatë.

Sasia: 12 ml

49 stok