Maskë modeluese për flokë kacurrela– M&D Handmade Cosmetics

1400 L

Kjo maskë është formuluar enkas për nevojat specifike të flokëve kacurrela, të cilët shpesh janë më të thatë, më të brishtë dhe kanë nevojë për ushqim dhe definim të thellë. Me një përbërje të pasur me vajra natyralë, përbërës hidratues dhe ekstrakte bimore, kjo maskë:

  • Zbut dhe zgjidh flokët pa i rënduar;
  • Thekson formën natyrale të kacurrelave;
  • Parandalon elektrizimin dhe ndihmon në kontrollin e volumit;
  • Rikthen shkëlqimin dhe elasticitetin natyral;

Formulë pa sulfate, pa parabene dhe pa silikon, e cila respekton strukturën e flokëve kacurrela dhe kontribuon në një pamje të shëndetshme dhe të gjallë.

Mund të përdoret për të gjitha llojet e flokëve kacurrela – nga valë të buta deri te kaçurrela spirale; Për flokë të thatë, të dëmtuar apo të elektrizuar; Për ata që kërkojnë kujdes natyral pa produkte kimike të ashpra.

Ingredientët: Aqua, Cocos nucifera (Coconut) oil, Ricinus communis (Castor) oil, Cetyl alcohol, Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfat, Aloe barbadensis (aloe vera) miller, Sodium hyaluronic acid, Citrus sinensis (Orange) water, Panthenol D (Vitamin B5), Nicotinamide (Vitamin B3), Propylene Glycol, Hydrolyzed Silk, Phenoxyethanol, Caprylyl Glycol, Citrus aurantium dulcis (orange) essential oil.

Përdorimi: Aplikoni pas shampos në flokë të lagur, veçanërisht në gjatësitë dhe majat. Krehni me gishta ose me një krehër me dhëmbë të gjerë për përhapje të barabartë. Lëreni të veprojë 10–15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm. Përdoreni 1–2 herë në javë. Për rezultate maksimale, kombinoni me shamponën për flokë kacurrela nga M&D.

Sasia: 250 ml

48 stok