Maskë rigjeneruese për flokë të thatë - M&D Handmade Cosmetics
Maskë rigjeneruese për flokë të thatë - M&D Handmade Cosmetics Çmimi origjinal ishte: 1400 L.Çmimi aktual është: 1190 L.
Kthehu te produktet
Maskë me kalendula – M&D Handmade Cosmetics
Maskë me kalendula – M&D Handmade Cosmetics Çmimi origjinal ishte: 1400 L.Çmimi aktual është: 1190 L.

Maskë me argjilë jeshile për flokë me yndyrë – M&D Handmade Cosmetics

Çmimi origjinal ishte: 1400 L.Çmimi aktual është: 1190 L.

Kjo maskë e formuluar me argjilë jeshile të pastër dhe vajra esencialë balancues është zgjidhja ideale për ata që përballen me flokë që yndyrosen shpejt, skalp të rënduar dhe mungesë volumi. Argjila jeshile, një përbërës i fuqishëm natyral, vepron si pastrues i thellë, duke thithur yndyrën e tepërt dhe toksinat pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës së kokës. E pasur me minerale dhe përbërës rigjenerues, maska ndihmon në rifreskimin e skalpit, zvogëlon yndyrën, dhe rregullon prodhimin e sebumit, duke lënë flokët të ajrosura dhe të lehta.

Përfitimet kryesore:

  • Pastrim i thellë dhe detox i lëkurës së kokës;
  • Balancim i prodhimit të yndyrës natyrale (sebumit);
  • Parandalon yndyrosjen e shpejtë të flokëve;
  • Rikthen volumin dhe freskinë në rrënjë;
  • Pa sulfate, pa parabene, pa silikon – 100% natyrale dhe e butë për skalpin.

Për kë rekomandohet? Për flokë me yndyrë që kërkojnë freski dhe pastërti më të gjatë; Për skalpe të irrituar ose me kruarje për shkak të yndyrës; Për ata që dëshirojnë flokë me më shumë volum dhe më pak yndyrë në rrënjë.

Ingredientët:Aqua, Green Clay, Cocos nucifera (Coconut) oil, caprylic/capric triglycerides, Cetyl alcohol, Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfat, Aloe barbadensis (aloe vera) miller, Sodium hyaluronic acid, Citrus sinensis (Orange) water, Panthenol D (Vitamin B5), Nicotinamide (Vitamin B3), Propylene Glycol, Hydrolyzed Silk, Phenoxyethanol, Caprylyl Glycol, Citrus aurantium dulcis (orange) essential oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil.

Përdorimi: Aplikoni në lëkurën e kokës dhe rrënjët e flokëve të lagur, duke masazhuar lehtë. Lëreni të veprojë për 5–8 minuta. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Përdoreni 1–2 herë në javë.

Sasia: 250 ml

50 në gjëndje