Larës fytyre me Ekstrakt Shege – M&D Handmade Cosmetics
Larës fytyre me Ekstrakt Shege – M&D Handmade Cosmetics Çmimi origjinal ishte: 1400 L.Çmimi aktual është: 1190 L.
Kthehu te produktet
Larës fytyre me Klorofil – M&D Handmade Cosmetics
Larës fytyre me Klorofil – M&D Handmade Cosmetics Çmimi origjinal ishte: 1400 L.Çmimi aktual është: 1190 L.

Larës fytyre me Karbon Aktiv – M&D Handmade Cosmetics

Çmimi origjinal ishte: 1400 L.Çmimi aktual është: 1190 L.

Ky larës fytyre në formë shkumë është i pasuruar me karbon aktiv, i njohur për vetitë e tij të fuqishme pastruese dhe purifikuese. Karboni aktiv ndihmon në heqjen e papastërtive, yndyrës së tepërt dhe toksinave nga poret, duke ofruar një pastrim të thellë dhe freskim të lëkurës pa e tharë atë. Formula e butë e këtij produkti është e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e lëkurës.

Përfitimet kryesore:

  • Heq papastërtitë dhe yndyrën e tepërt në mënyrë efektive;
  • Purifikon dhe zbut lëkurën, duke parandaluar krijimin e puçrrave;
  • Ruan hidratimin natyral pa shkaktuar tharje;
  • Pa sulfate, pa parabene, 100% natyrale dhe e sigurt për lëkurë të ndjeshme.

Për kë rekomandohet? Për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë me tendencë yndyrore ose të papastër; për ata që kërkojnë pastrim të thellë dhe rigjenerim të lëkurës; përdorim i përditshëm për një fytyrë të pastër dhe të freskët.

Ingredientët: Aqua, Aloe barbadensis miller water, Disodium Cocoyl Glutamate, Sodium PEG-7 Olive Oil Carboxylate, Niacinamide (Vitamin B3), Panthenol D (Vitamin B5), Collagen Marine White, Glycerine, Polyquaternium-7, Olive oil PEG-7 Esters, Phenoxyethanol, Caprylyl Glycol.

Përdorimi: Shkundeni mirë shishen dhe aplikoni një sasi të vogël shkumë në duar. Aplikoni në fytyrë të lagur dhe masazhoni butësisht me lëvizje rrethore. Shpëlani me ujë të vakët.

Sasia: 250 ml

50 në gjëndje