Larës fytyre me Acid Hialuronik – M&D Handmade Cosmetics
1400 L
Ky larës fytyre në formë shkumë është formulimi ideal për pastrim të thellë, pa tharje, i pasuruar me acid hialuronik për të ofruar hidratim intensiv dhe për të ruajtur elasticitetin natyral të lëkurës. Acidi hialuronik ndihmon në kapjen dhe mbajtjen e lagështisë në lëkurë, duke e bërë atë të butë, të lëmuar dhe të rigjeneruar.
Përfitimet kryesore:
- Pastron thellë duke hequr papastërtitë dhe yndyrën e tepërt;
- Hidraton dhe rigjeneron lëkurën;
- Ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe shkëlqimit natyral;
- Pa sulfate, pa parabene, 100% natyrale dhe e përshtatshme për çdo lloj lëkure, edhe të ndjeshme.
Për kë rekomandohet? Për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme; për ata që kërkojnë pastrim të butë, me efekt hidratues dhe rigjenerues; për përdorim të përditshëm, mëngjes dhe mbrëmje.
Ingredientët: Aqua, Cocomidopropyl betaine, Poliquaternium-7, Olive oil PEG-7 Esteres, Sodium hyaluronic acid, Panthenol D, Nicotinamide, Glycerin, Phenoxyethanol, Caprylyl glycol.
Përdorimi: Shkundeni mirë shishen dhe aplikoni një sasi të vogël shkumë në duar. Aplikoni në fytyrë të lagur dhe masazhoni butësisht me lëvizje rrethore. Shpëlani me ujë të vakët. Përdoreni çdo ditë për një lëkurë të pastër dhe të hidratuar.
Sasia: 250 ml
49 stok



Balsam

