1800 L
Ky krem mbrojtës fytyre me SPF 50 dhe ngjyrë të lehtë ofron mbrojtje të fuqishme nga rrezet UVA dhe UVB, duke parandaluar dëmtimet nga dielli, plakjen e parakohshme dhe njollat e errëta. Ngjyra e tij e butë dhe natyrale unifikon tonin e lëkurës, duke ofruar një efekt të lehtë për një pamje të freskët dhe të natyrshme, pa nevojën për bazë make-up. Formula është e lehtë, jo yndyrore dhe e pasuruar me përbërës natyralë që hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën gjatë gjithë ditës. Ka mbulim të lehtë në mesatar në trajtë BB cream dhe ngjyra përshtatet me çdo ton lëkure duke u njëtrajtësuar në një.
Përfitimet kryesore:
- Mbrojtje e lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB me SPF 50;
- Ngjyrë e lehtë për uniformizim të tonit të lëkurës dhe efekt natyral;
- Hidraton dhe ushqen lëkurën pa e rënduar;
- E përshtatshme për lëkurë normale dhe të ndjeshme;
- Pa parabene, sulfate, 100% natyrale.
Për kë rekomandohet? Për të gjithë që duan mbrojtje të fuqishme me efekt estetik natyral; Për lëkurë normale, të ndjeshme dhe me tonalitet jo homogjen; Përdorim i përditshëm për mbrojtje dhe përmirësim të pamjes së lëkurës.
Ingredientët: Aqua, Glycerin, Rubus idaeus (raspberry) seed oil, Triticum Vulgare (Wheat germ) oil, Ethylhexyl methoxycinnamate, Avobenzene, butyl methoxydibenzoyl methane, Potasium palmitoyl, Hydrolized wheat protein, Glyceryl stearate, Cetearyl alcohol, Panthenol D, Tocopherol, Collagen marine white, Hyaluronic acid, Chestnut powder, Phenoxyethanol.
Përdorimi: Tundeni mirë para përdorimit. Aplikojeni të paktën 15 minuta përpara ekspozimit në diell. Riaplikoni çdo 2 orë.
Sasia: 50 ml
18 stok



Balsam

