Krem Anticelulit – M&D Handmade Cosmetics
Çmimi origjinal ishte: 2500 L.2125 LÇmimi aktual është: 2125 L.
Kremi Anticelulit nga M&D është krijuar për të ndihmuar në reduktimin e dukshëm të celulitit dhe në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. I pasuruar me kafeinë, ekstrakte algash deti, vajra bimore dhe vitamina, ky formulim punon në mënyrë aktive për të stimuluar qarkullimin e gjakut, për të nxitur djegien e dhjamit dhe për të tonifikuar lëkurën. Me përdorim të rregullt, kremi ndihmon në zvogëlimin e centimetrave në zonat problematike, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar, më të fortë dhe më të shëndetshme.
Përfitimet kryesore për lëkurën:
- Redukton dukshëm pamjen e celulitit.
- Stimulon djegien e dhjamit falë kafeinës dhe ekstraktit të algave.
- Tonifikon dhe forcon indet e lëkurës.
- Ndihmon në humbjen e disa centimetrave me përdorim të rregullt.
- Pasuron lëkurën me vitamina dhe vajra esenciale për ushqim dhe rigjenerim.
Pse është i sigurt dhe efektiv? Kremi është i pasur me vaj fara rrushi, vaj luledielli, vaj xhinxheri dhe ekstrakte bimore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe elasticitetin. Formula nuk përmban parabene dhe është e përshtatshme për çdo tip lëkure. Kujdes: Përmban alga deti, ndaj nuk rekomandohet për persona që vuajnë nga gjendrat tiroide.
Ingredientët: Aqua, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Caffeine, Potassium Palmitoyl, Hydrolyzed Wheat Protein, Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Fucus Vesiculosus Extract (Alga Deti), Cellulose Gum, Xanthan Gum, Inulin, Cellulose, Glucose, Fructose, Nicotinamide (Vitamin B3), Tocopherol (Vitamin E), Zingiber Officinale (Ginger) Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Capsicum Annuum Fruit Extract, Bupleurum Falcatum Root Extract, Coenzyme A, Butylene Glycol, PEG-8, Phenoxyethanol, Organic Fragrance.
Përdorimi: Aplikoni kremin në zonat me celulit (bark, krahë, kofshë dhe vithe). Masazhoni për rreth 2 minuta deri në përthithje të plotë. Përdoreni 2 herë në ditë derisa të shfaqen rezultatet e para, më pas 1 herë në ditë për mirëmbajtje.
Sasia: 200 ml
15 në gjëndje



Balsam

