Kthehu te produktet
Serum Anti-Akne - Honeybee
Serum Anti-Akne - Honeybee Interval çmimesh: 1500 L deri më 2000 L

Serum Vitamin C 10% – Honey infused – Honeybee

2500 L

Serum në trajtë ujore me 10% pure Vitamin C (L-ascorbic acid). I lehtë dhe i përshtatshëm për cdo tip lëkure. Vitamina C e freskët stimulon prodhimin e kolagjenit, ka veprim antirrudhë, ndihmon me hiper pigmentimin ( njollat kafe) dhe i jep shkëlqim lëkurës. Përdorimi afatgjatë i saj zbardh tonin e lëkurës dhe zbut rrudhat e para. Mjalti organik jep ekstra hidratim, Allantoina e jargëve të kërmillit promovon rigjenerimin e shenjave, vitamina E i rrit jetëgjatësinë serumit dhe rigjeneron lëkurën. Vajrat esencial si Bergamot dhe Geranium janë terapeutik, ulin inflamacionin dhe qetësojnë lëkurën.

Ingredientët: Aqua, L-ascorbic Acid 10% (Vitamin C), glycerin, raw honey, Allantoin, propylene glycol, Tocopherol (Vitamin E), sodium hyaluronate, citric acid, Phenoxyethanol, Bergamot essential oil, Geranium essential oil, grapefruit seed extract.

Përdorimi: Hapni bustinën dhe hidheni të gjithë pluhurin e saj në përbërjen e shishes, tundeni mirë 2-3 minuta dhe lëreni disa orë të pushojë në frigorifer. Të nesërmen është gati për tu përdorur. Në mëngjes, pasi keni larë fytyrën merrni 2 deri 4 pika serum, aplikoni në mënyrë të njëtrajtshme ( larg syve dhe larg buzëve ). Shoqërojeni gjithmonë më pas me krem SPF 50 . Të ruhet në frigorifer, i mbyllur, larg rrezeve të diellit. Këshillohet të përdoret brënda 3 muajsh.

Sasia: 30 ml

5 stok