Rimel Long (Serum për Qerpikët dhe Vetullat) – M&D Handmade Cosmetics
1000 L
Fuqizim, gjatësi dhe definicion për një shikim të mahnitshëm. Ky produkt dy në një kombinon përfitimet e një serumi ushqyes me efektin voluminoz dhe gjatësi të rimelit për qerpikë dhe vetulla të shëndetshme, të dendura dhe të gjata. Formulimi i tij natyral forcon dhe rigjeneron fijet, ndërsa shkëlqimi dhe ngjyra e zezë intensifikojnë pamjen e syve.
Pa parabene, pa sulfate, 100% natyral dhe i testuar dermatologjikisht.
Përfitimet kryesore:
- Ushqen dhe forcon qerpikët dhe vetullat;
- Nxit rritjen dhe parandalon thyerjet;
- Shton gjatësi dhe volum natyral;
- Ngjyros dhe definon në mënyrë të qëndrueshme.
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm
Përbërës aktivë kryesorë:
- Ekstrakt Aloe Vera – hidraton dhe qetëson;
- Vaj Argan – ushqen dhe forcon flokët e vogël të qerpikëve dhe vetullave;
- Provitaminë B5 – stimulon rritjen dhe rigjenerimin;
- Pigment natyral i zi – për ngjyrë intensive dhe qëndrueshmëri.
Përdorimi: Aplikoni serumin dhe rimelin në qerpikë dhe vetulla çdo mëngjes dhe darkë. Për rezultate më të mira, përdorni produktin rregullisht dhe për një periudhë të gjatë.
Sasia: 12 ml
49 stok



Balsam

