Larës Xhel me Shegë dhe Vitamin C – M&D Handmade Cosmetics
1800 L
Ky xhel larës është formuluar me ekstrakt të shegës dhe vitaminë C natyrale, për të ofruar një pastrim të butë, por efektiv, duke freskuar dhe rigjeneruar lëkurën e fytyrës. Shega është e pasur me antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet oksidative dhe parandalimin e plakjes së parakohshme. Vitamina C ndihmon në zbutjen e rrudhave, përmirësimin e tonit të lëkurës dhe shkëlqimin natyral.
Përfitimet kryesore:
- Pastron në thellësi pa tharë lëkurën;
- Rikthen shkëlqimin dhe freskinë natyrale;
- Ndihmon në rigjenerimin dhe mbrojtjen antioksidant.
- Pa sulfate, pa parabene, 100% natyrale dhe e përshtatshme për çdo lloj lëkure.
Për kë rekomandohet? Për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme; për lëkurë të lodhur, me shenja të lodhjes dhe mungesë shkëlqimi; për ata që kërkojnë një larës të butë, por me efekt rigjenerues dhe freskues.
Ingredientët: Aqua, Ascorbic Acid, Punica Granatum Fruit Extract, Cocomidoprpyl betaline, Olive oil PEG-7 Esters, Aloe barbadensis extract, Panthenol D, Tocopherol acetate, Collagen Marine White, Glycerin, Phenoxyethanol, Caprylyl Glycol, Citrus aurantium dulcis (Orange) Peel Oil.
Përdorimi: Aplikoni një sasi të vogël gel në fytyrë të lagur. Masazhoni butësisht me lëvizje rrethore. Shpëlani me ujë të ftohtë ose të vakët. Përdoreni çdo ditë, mëngjes dhe mbrëmje, për rezultate optimale.
Sasia: 200 ml
49 stok



Balsam

