Zbutës modelues për flokë kaçurrela – M&D Handmade Cosmetics

900 L

Ky zbutës natyral është krijuar posaçërisht për flokët kaçurrela, të cilët kërkojnë kujdes të veçantë për hidratim, definim dhe menaxhim të formës. Formula e pasur me vajra bimore, ekstrakte hidratuese dhe përbërës natyralë anti-frizz, ndihmon në zbutjen e menjëhershme të fijeve të flokut pa i rënduar. Ky zbutës definon kaçurrelat në mënyrë të butë, kontrollon fryrjen, dhe i jep flokëve elasticitetin dhe shkëlqimin që meritojnë.

Rekomandohet për: flokë kaçurrela natyrale apo të trajtuara; për flokë të thatë, me teksturë, të parregullt apo që fryhen lehtë.

I përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur.

Ingredientët: Aqua, Cocos nucifera (Coconut) oil, Ricinus communis (Castor) oil, Butyrospermum parkii (Shea) butter, Propylene Glycol, Hydrolyzed Silk, Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfat, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Nicotinamide (Vitamin B3), Panthenol D (Vitamin B5), Collagen Marine White, Phenoxyethanol, Caprylyl glycol, Organic fragrance.

Përdorimi: Pas larjes me shampo, aplikoni zbutësin në flokë të lagur, nga gjatësitë deri në maja. Lëreni të veprojë për 2–3 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Sasia: 250 ml

 

47 stok