Maskë purifikuese për flokë me zbokth – M&D Handmade Cosmetics

1400 L

Kjo maskë purifikuese është formuluar posaçërisht për të ndihmuar në eliminimin e zbokthit, qetësimin e irritimeve të kokës dhe balancimin e florës së skalpit. Me bazë argjile natyrale, vajra esencialë antiseptikë dhe ekstrakte bimore qetësuese, kjo maskë ndikon drejtpërdrejt në shkaqet e zbokthit, pa e tharë apo dëmtuar lëkurën e kokës. Ajo vepron si pastrues i thellë dhe anti-inflamator, duke larguar qelizat e vdekura, reduktuar skuqjet, dhe parandaluar shfaqjen e zbokthit të ri. Në të njëjtën kohë, hidratuese dhe balancuese, e përshtatshme për përdorim të rregullt.

Kjo formulë natyrale është pa sulfate, pa parabene, pa silikon – 100% natyrale dhe e testuardermatologjikisht.

Për kë rekomandohet? Për persona me zbokth të thatë apo të yndyrshëm. Për skalpe të ndjeshme me kruarje, skuqje apo shqetësime të vazhdueshme. Për ata që kërkojnë alternativë natyrale pa kimikate agresive.

Ingredientët: Aqua, Cocos nucifera (Coconut) oil, Butyrospermum parkii (Shea) butter, Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfat, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Mentha piperita Extract, Panthenol D, Nicotinamide, Collagen Marine White, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Corn Protein, Laurus nobilis (bay leaf) essential oil, Phenoxyethanol, Caprylyl glycol.

Përdorimi: Aplikoni direkt në lëkurën e kokës pas larjes ose para larjes si trajtim para-shamponimi. Masazhoni lehtë dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe vazhdoni me larjen e zakonshme. Për rezultate optimale, përdoreni 1–2 herë në javë

Sasia: 250 ml

50 stok