Maskë rigjeneruese për flokë të thatë – M&D Handmade Cosmetics
1400 L
Kjo maskë unike është formuluar për të pastruar butësisht lëkurën e kokës, duke i dhënë flokëve të dëmtuar dhe të thatë një dozë të pasur ushqimi dhe rigjenerimi. E pasur me vajra natyralë ushqyes, përbërës bimorë rikuperues dhe kompleks purifikues, kjo maskë i rikthen flokëve shëndetin nga rrënja në maja, pa i rënduar. Falë veprimit të dyfishtë – purifikim i lëkurës së kokës nga toksinat dhe mbetjet + ushqim i thellë i strukturës së flokëve – flokët rifitojnë butësinë, shkëlqimin dhe elasticitetin e munguar.
Përfitimet kryesore:
- Ushqen intensivisht flokët e thatë dhe të stresuar;
- Pastron skalpin pa e irrituar apo tharë;
- Ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe shkëlqimit natyral;
- Zbut, rigjeneron dhe lehtëson krehjen;
- Pa sulfate, pa parabene, pa silikon – 100% natyrale dhe e butë për përdorim të shpeshtë.
Për kë rekomandohet? Për flokë të thatë, të dëmtuar, të trajtuar kimikisht apo të elektrizuar; për skalpe të ndjeshme ose të lodhura nga produktet agresive; për ata që dëshirojnë trajtim natyral rikuperues me efekte të dukshme.
Ingredientët: Aqua, Cocos nucifera (Coconut) oil, Butyrospermum parkii (Shea) butter, Argania Spinosa Kernel Oil, Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfat, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Panthenol D (Vitamin B5), Nicotinamide (Vitamin B3), Collagen Marine White, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Corn Protein, Phenoxyethanol, Caprylyl glycol, Organic fragrance.
Përdorimi: Aplikoni në flokë të lagur pas larjes, duke e shpërndarë nga rrënjët drejt majave. Lëreni të veprojë për 5–10 minuta. Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Sasia: 250 ml
47 stok



Balsam

