Shampo kuruese kundër ekzemës dhe kserodermisë – M&D Handmade Cosmetics
Interval çmimesh: 1000 L deri më 1800 L
Një shampo e formuluar posaçërisht për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën e kokës me probleme dermatologjike si dermatiti seborroik, dermatiti atopik, apo ekzema. Me bazë ekstrakt organik të Kalendulës (Calendula officinalis), e njohur për vetitë e saj anti-inflamatore, antibakteriale dhe qetësuese, kjo shampo është një zgjedhje natyrale për ata që kërkojnë përkujdesje të butë, pa substanca irrituese. Përfitimet kryesore për lëkurën me dermatit/ekzemë:
- Qetëson kruarjen dhe skuqjen e kokës falë përbërësve aktivë të kalendulës dhe kamomilit blu;
- Lufton inflamacionin dhe irritimet të shkaktuara nga dermatiti dhe eczema;
- Ndihmon në rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës;
- Hidraton butësisht pa e rënduar flokun apo lëkurën e ndjeshme;
- Pa sulfate, pa parabene, pa parfume sintetike – ideale për përdorim të përditshëm.
Pse është e sigurt për fëmijë dhe të rritur? Formulimi i saj është i testuar për lëkurë të ndjeshme dhe nuk përmban përbërës irritues, duke e bërë të përshtatshme edhe për lëkurën delikate të fëmijëve ose për individë me histori të ekzemës apo reaksioneve alergjike.
Ingredientët: Aqua, Ricinus communis (Castor) oil, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf Juice Powder, Decyl Glucoside, Lauryl Betaine, Xantham Gum, Phenoxyethanol, Citric Acid ,Benzoic Acid, Dehydroacetic Acid, Panthenol D (Vitamin B5), Tocopherol (Vitamin E), Collagen Marine White, Propylen glycol, Hydrolyzed silk, Organic fragrance
Përdorimi: Aplikoni një sasi të mjaftueshme në flokë të lagur. Masazhoni butësisht në lëkurën e kokës, duke i dhënë kohë përbërësve aktivë të veprojnë. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Përsëriteni nëse është e nevojshme.
Informacion shtesë
| Sasia |
250 ml ,500 ml |
|---|



Balsam

