Shampo kundër rënies me eskrakt hithre – M&D Handmade Cosmetics

Interval çmimesh: 1000 L deri më 1800 L

Një shampo e formuluar me ekstrakt hithre të egër, e njohur për vetitë e saj stimuluese, pastruese dhe forcimi të rrënjëve. Hithra është përdorur tradicionalisht për parandalimin e rënies së flokëve dhe nxitjen e rritjes së shëndetshme, falë përmbajtjes së saj të pasur me vitamina A, C, K, minerale dhe antioksidantë. Formula 100% natyrale, pa sulfate dhe pa parabene, stimulton qarkullimin e gjakut në skalp dhe forcon rrënjët nga brenda, duke mbështetur ciklin natyral të rritjes së flokëve.

Rekomandohet: Për persona që përjetojnë rënie sezonale apo të vazhdueshme të flokëve, Për flokë të dobët, të holluar apo që bien lehtë, Për të rritur që dëshirojnë të forcojnë rrënjët në mënyrë natyrale.

Ingredientët: Urtica dioica (nettle) water, Aqua, Urtica dioica (nettle) extract, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf JuicePowder , Aloe Barbadensis (Aloe Vera) gel, Decyl Glucoside ,Lauryl Betaine, Xantham Gum ,Phenoxyethanol, Citric Acid ,Benzoic Acid,Dehydroacetic Acid, Sodium hyaluronic acid, Collagen Marine White, Salvia rosmarinus (rosemary) essential oil, Laurus nobilis (bay leaf) essential oil.

Përdorimi: Aplikoni në flokë të lagur dhe masazhoni mirë lëkurën e kokës për disa minuta. Lëreni të veprojë për 2-3 minuta për të përthithur ekstraktin e hithrës. Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe përsëriteni nëse është e nevojshme.

Informacion shtesë

Blerë shpesh së bashku

1000 L
1800 L
900 L
3700 L
Për 3 artikuj